Policisa e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe autoritetet policore malazeze kanë arritur të arrestojnë shtetasin Kolë Progni 25 vjeç banues në fshatin Selcë të Shkodrës.
Progni është autori i plagosjes së boksierit shkodran, Nelson Hysa, rreth një muaj më parë në vendin e quajtur ?Ura Dervishbeg?, në Shkodër.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpuntorin tjetër të Prognit, Valter Ksollën.