Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 21 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar në një banesë në Tiranë si dhe janë gjetur bimë kanabisi të mbjellura në mes të një kopshti me misër. Policia thotë se bimët u gjetën në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza.
Ndërkohë në pranga nga efektivët e komisariatit nr 4 kanë rënë dhe Ndriçim Kuka, 39 vjeç burri i motrës së Bukurijes.
Është sekuestruar dhe një armë zjarri tip pushkë dhe një pistoletë shenjëdhënëse me një fishek.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ?Kultivim i bimëve narkotike?, ?Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve? dhe ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve? e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tirane-kanabis-i-mbjelle-ne-mes-te-nje-kopshti-me-miser/