http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë kaluar 3 ditë nga përfundimi i procesit zgjedhor, disa KZAZ ende nuk kanë dorëzuar materialet zgjedhore e tabelat e rezultateve me vendimet përkatëse.Shqetësimi është ngritur nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili e ka quajtur të patolerueshme këtë vonesë qe dëmton procesin.Sipas institucionit te administrimit te zgjedhjeve, mosdorëzimi i tyre kohë bëhet pengesë për të vijuar procedurat e miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark, ashtu siç e parashikon Kodi Zgjedhor.Një nga KZAZ-të problematike është ajo nr. 42 Kavajë, ku akoma nuk janë miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet për Kuvendin dhe për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë.Në njoftimin për shtyp, KQZ bën me dije se raste të tilla konsiderohen si shpërdorim detyre dhe ndaj personave do të merren masa sipas parashikimeve ligjore.