Report TV - Tiranë,banorët kundër pallateve në lulishte, shembet gardhi

Report TV 2017-07-10

Views 3

TIRANE-Projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në lulishten që ndodhet pranë policisë bashkiake në rrugën e Kavajës nuk është pritur mirë nga banorët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët kanë protestuar pasditen e sotme.

Ata janë tubuar pranë ambienteve të parkut në shenje proteste kundër ndërtimit të kompleksit nga nje grup biznesmenesh.

Firma që po ndërton kompleksin e pallateve është ?Arlis? sh.p.k me pronar Armand Lilon, ndërsa leja është dhënë në datë 21 Shkurt 2017.

Banorët shprehen se kjo lulishte duhet te mbetet e tillë dhe bashkia nuk duhet te kishte dhëne leje për ndërtimin e një pallati.

Ata kanë shembur murin rrethues, ndersa shprehen se protesta do te vijoje dhe do te pershkallezohet ne ditet ne vijim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS