Vritet mjeku pas konfliktit për pronën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti për pronën shkaktoi viktimën e radhës, mbrëmjen e djeshme ne qytetin Shkodrës. I vrarë me arme zjarri mbeti mjeku Ilir Aliaj, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen Qemal Stafa. Policia thekson se autori i këtij ekzekutimi është Dritan Ymeraj, i cili vijon të jetë në kërkim. Ky është momenti kur mbërrijnë forcat RENEA nga Tirana. Për 5 ore shtëpia u mbajt e bllokuar por, në fund rezultoi e kote, pasi vrasësi kishte mundur të largohej i ndihmuar edhe nga errësira. Viktima dhe vrasësi ishin fqinj me njëri-tjetrin. Konfliktet kishin agravuar mbrëmjen e së premtes deri në tone të ashpra e fyerje, saqë në një moment Ymeraj ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të mjekut, ku prezent ishte edhe djali i tij 16- vjeçar. Mjeku i ndjerë Aliaj dhe autori i dyshuar Demiraj sipas familjarëve dhe fqinjëve kishin patur disa herë debate të forta mes tyre rreth shtesës në pallatin parafabrikat, i cili prej tyre ka pësuar ndryshime duke i shtuar 1 kat më shumë, e ku mjeku Aliaj kishte programuar shtimin edhe të katit të katërt. Këtu mësohet se ka qenë edhe zanafilla e konfliktit mes palëve që degjeneroi mbrëmjen e së premtes në përdorimin e armës duke lënë të vdekur mjekun Aliaj.

Share This Video


Download

  
Report form