Report TV - Puçi teknik,ministri Demiraj 250 mln lekë tendera në një ditë

Report TV 2017-07-10

Views 0

TIRANE-Pas puçit teknik fshihet një puç ekonomik.

Brenda qeverisë shqiptare vijon të konsumohet një puç teknik për interesa të mirëfillta ekonomike.

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, me anë të shtatë emisarëve të tyre në qeverinë ?Rama?, kanë futur duart në buxhetin e shtetit. U emëruan si kujdestar të zgjedhjeve parlamentare, por ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike, ditët e fundit, po bëjnë kërdinë me tendera, në sektorët kyç të qeverisjes së vendit.

Vetëm Ministria e Brendshme, e drejtuar nga tekniku i PD, Dritan Demiraj, katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare, pra në datën 29 qershor, ka shpallur 13 tendera. Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka shpallur brenda një ditë 13 tendera me vlerë 257 milionë lekë të reja. Është vlera më e madhe që pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, i cili ndalonte çdo procedurë prokurorimi deri në përfundim të fushatës. Tenderat, të gjithë të datës 29 Qershor, janë shpallur kryesisht për blerje të kompjuterave, laptopëve, tableta, skanera, projektor, fotokopje, software, hard disk etj., për Ministrinë e Brendshme, por edhe për organe të ndryshme shtetërore, si për Agjencinë e Zhvillimi të Territorit, doganat, Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor etj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS