Rama thirrje Metës për të qenë një president mbi palët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Metës, ish-aleatit strategjik, që e zgjodhi President të Republikës, Edi Rama i lëshoi ultimatumin, që pas 24 korrikut të jetë mbi palët dhe jo të punojë kundër tyre.Edhe pse e falenderoi për bashkëpunimin në 4 vite bashkëqeverisje, kryeministri e bëri përgjegjës se hodhi në erë projektin e së majtës së bashkuar.?Dua të falenderoj Ilir Metën për çdo kontribut pozitiv që dha në punën e përbashkët. Dua t?i lutem sot të reflektojë sot dhe të kthjellohet si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual jo konflikutal. I kërkoj të reflektojë një orë e më parë e të kthjellohet si President që mori votat tona për të qënë konsenusal për të qenë mbi palët e jo kundër palëve.?Fitorja e zgjedhjeve, që i dhanë PS-së 74 mandate deputetësh, për kreun e qeverisë përkthehet në përgjegjësi maksimale. Në takimin me gjithë kandidatët për deputetë dhe 74 kryetarët socialiste të bashkive, Rama paralajmëroi nisjen e fushatës për pastrimin e administratës shtetërore nga ata që i përkufizoi kancer. Ndërhyrje tha se do të bëhet edhe në ligjin për konfliktin e interesit.Rama paralajmëroi një tur në të gjithë vendin, gjatë të cilit do të dëgjojë qytetarët për gjithçka duhet bërë në 4 vitet e ardhshme.Kryeministri ripohoi se do të bashkëpunojë me opozitën për reformat e rëndësishme. Por nënvizoi se nuk do të lejohet që seancat plenare të jenë shembulli më trupërues i sharjeve dhe përbaltjes. Rama urdhëroi ngritjen e grupeve të punës, të cilët do të punojnë për hartimin e dokumenteve që do t?i paraqiten Asamblesë Kombëtare të PS-së, që do mblidhet në fund të muajit gusht.

Share This Video


Download

  
Report form