Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako, ka zhvilluar një takim me drejtorët qendrorë dhe ata vendorë, ku i ka falënderuar ata për përkushtimin edhe paanshmërinë e treguar.
"Jemi të qartë dhe ndërgjegjshëm që ishte një proces i cili më shumë se sa një detyrë policore që në një normalitet nuk do të kishte këto temperatura, nuk do të kishte këto agresivitete ndaj policisë, pati për synim, pse jo edhe produkte të caktuara politike, synuan ose intimiduan policinë, pa filluar akoma procesi. E bënë atë objekt të diskutueshëm, ose një domosdoshmëri për tu mbikëqyrur nga shumë e shumë sy?, ka thënë Çako gjatë këtij takimi.
Gjithashtu gjatë këtij takimi kreu i Policisë së Shtetit është ndalur edhe në parandalimi e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Çako ka kërkuar nga drejtuesit e policisë që të përqendrohen edhe në rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik si dhe në krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit dhe kontrollit kufitar.