Ora News – Gjysma e maturantëve të shkollës “Karl Gega”, ngelës në Matematikë

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria Arsimore në Lezhë do të kryejë një analizë të thellë të rezultateve të provimeve të maturës shtetërore, për arsye se në matematikë rezultatet kanë qenë shumë të dobëta, duke rezultuar me një numër të madh nxënësish ngelës. Vetëm në shkollën Karl Gega, gati gjysma e maturantëve janë vlerësuar me katër në provimin e matematikës.
Matura Shtetërore tashmë ka përfunduar por jo të gjithë nxënësit janë ndarë të kënaqur. Në Lezhë një numër i madh nxënësish këtë vit kanë rezultuar ngelësa në matematikë, duke pritur sezonin e radhës për të përsëritur provimin. Masiviteti i notës katër këtë maturë shtetërore duket qartë në rezultatet e shkollës së mesme, ?Karl Gega? në Balldre, ku gati 50% e nxënësve kanë ngelur në provimin e matematikës.
Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj thotë se shumë nxënës nuk kanë arritur rezultatet në lenden e matematikes dhe për këtë do të ketë një analize të thellë.
Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit Lezhe: Ka patur në lëndën e Matematikës nga informacionet që kam më shumë mbetes së vitet e tjera. Kjo mendoj është shkak i një zhvillimi rigoroz të provimeve, por nuk përjashtoj kontigjente të nxënësve që nuk kanë arritur të kenë një standard në lëndën e matematikës. Kjo do një analizë të hollësishime për të parë, pse?
Pulaj shprehet se nuk do të mungojnë as masat ndëshkimore për mësuesit që paraqesin performancë të dobët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjysma-e-maturanteve-te-shkolles-karl-gega-ngeles-ne-matematike/

Share This Video


Download

  
Report form