Ekopolitikë - Abuzimet me ujin, Mazniku: Do propozojmë të futet në kodin penal

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana prej ditësh po përballet me mungesën e ujit të pijshëm dhe Bashkia e Tiranës ka lëshuar në terren task-forcën për ndërprerjen e energjisë elektrike.
Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, tha për ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe, se po diskutohet me qeverinë qëndrore për të futur në kodin penal ndërhyrjen në linjat e ujit të pijshëm.
Mazniku: Mund të ishte ndërhyrë më shpejt. Por sa herë ndërhyhet ka kundërndërhyrje nga ana e njerëzve që i rilidhin lidhjet. Ndërhyrja në linjat e ujit nuk konsiderohet një vepër penale dhe pavarësisht një morie shkresash që kemi çuar në prokurori për ndjekje penale të njerëzve me përjashtim të gjobave të vogla që Ujësjellësi mund të vendosë, këto njerëz kalojnë pa u dënuar nga Prokuroria dhe policia. Kemi pasur një betejë me kundravajtësit. Ne i ndërpresim lidhjet, pas 2-3 ditësh rilidhen sërish. Po e diskutojmë me qeverinë qëndrore këtë gjë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/abuzimet-me-ujit-mazniku-do-propozojme-te-futet-ne-kodin-penal/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS