Kryetari i Kuvendit në detyrë Ilir Meta ka miratuar urdhrin për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në datë 24 Korrik në orën 18:00.
Pika e vetme në rendin e ditës është betimi i Presidentit të ri të vendit, që është Ilir Meta. Ndërsa njoftohen shërbimet, që të njoftojnë të gjithë anëtarët e Kuvendit për ceremoninë.
Meta do të zëvendësojë në krye të shtetit shqiptar Bujar Nishanin, të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar.
Ndërkohë që në rendin e ditës datë 24 korrik 2017 nuk parashikuar asnjë dekret për shkarkimin e ministrave teknikë.
Si u zgjodh Ilir Meta President i Republikës
Ilir Meta u zgjodh Presidenti i ri Republikës nga Kuvendi në raundin e katërt me 87 vota pro, nga 89 deputetë që morën pjesë në votim në seancën e datës 28 Prill 2017.
Vetëm dy kanë qenë votat kundër zgjedhjes së Ilir Metës President, të përfaqësuesve të partisë LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët pavarësisht se votimi ishte i fshehtë patën paralajmëruar votën kundër Metës.