Basha “i ngrirë” ankohet të OSBE-ODIHR për zgjedhjet

RTV KLAN 2017-07-10

Views 0

Lulzim Basha ?shkriu? për 45 minuta dhe ushtroi detyrën e tij si kryetar i Partisë Demokratike, në një takim me kreun e misionit te vëzhguesve të OSBE ? ODIHR.

Në bisedën me Peter Tejler ai ia faturoi humbjen e thelle te 25 qershorit blerjes se votave me paratë e drogës dhe korrupsionit.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit ne Seline Blu thuhet se Basha e ka njohur kreun e OSBE-së me shtrirjen e kësaj problematike në përmasa të mëdha në mbarë vendin, shoqëruar edhe me fenomenin e mbledhjes së kartave të identitetit.

Ai ka thënë se votat u blenë nga strukturat e Partisë Socialiste dhe partive të tjera qeveritare. Veç kësaj është se në 25 qershor u aktivizuan edhe bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore.

Sipas Bashës, 25 qershori ishte triumf i paligjshmërisë dhe njëherazi prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar thuhet se deputetet Bylykbashi e Spaho, të pranishëm në takim sollën edhe prova të blerjes së votave në zonat e tyre elektorale. Nisur nga ky fakt, Basha kërkoi nga OSBE/ODIHR-i një qëndrim realist mbi problemet e rënda që sipas tij shoqëruan procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Ky është i pari takim zyrtar qe Basha zhvillon ne Selinë e Partisë Demokratike, si kryetar i saj, që pas ngrirjes se funksioneve dhe hapjes se garës për kreun e ri të partisë, një akt që kundërshtarët dhe kritiket e tij në parti e quajtën një farsë, duke argumentuar se Basha vijon t?i ushtrojë funksionet e tij njësoj si më parë.

/Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form