Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu zhvilloi një takim në Kryeministri me Edi Ramën.
Takimi mes Ramës dhe Donald Lu ka nisur rreth orës 11:00 të paradites së sotme dhe përfundoi rreth orës 12:30.
Në qendër të bisedës mes Ramës dhe Donald Lu që zgjati për 90 minuta ka qenë situata politike dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka qenë mjaft aktiv në Shqipëri për procesin e zgjedhjeve dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.