“Shqipëria e pafavorshme për biznes” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk është një vend i favorshëm për të bërë biznes. Kështu thuhet në raportin e fundit të Zyrës Ekonomike dhe Çështjeve të Biznesit për Klimën e Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas te dhënave, disa nga problemet kryesore me të cilat përballen investitorët e huaj janë korrupsioni, ligjet e paqarta, rregullat që ndryshojnë shpesh, trysnia dhe lidhjet politike. Raporti evidenton edhe problemet e trashëguara me të drejtën e pronësisë.DASH vlerëson se një kthesë e situatës mund të vijë nga zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht lufta kundër korrupsionit. Miratimi nga parlamenti në korrik të vitit 2016 i ndryshimeve kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor ishte një hap i madh, dhe reforma, pas zbatimit, duhet ta bëjë vendin më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë thuhet ne dokumentin e zyrës ekonomike te Departamentit te Shtetit.Raporti veçon procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili do të garantojë që ata që kanë pasuri të pajustifikueshme, apo që në të kaluarën kanë marrë vendime të diskutueshme, do të largohen nga sistemi.

Share This Video


Download

  
Report form