Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama fton sipërmarrësit turq që të investojnë në industrinë e naftës dhe gazit në Shqipëri, duke dhënë garanci se vendi ynë ka rezerva të mëdha të pashfrytëzuara.
Në fjalën e mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës që po zhvillohet në Stamboll, Rama theksoi se Shqipëria do të shndërrohet në një front të ri të naftës.
Rama: Ne jemi në një prej fushave të naftës më të mëdha of shore në Europë, me 220 milionë fuçi nafte të vërtetuara në rezerva. Kemi një rritje të prodhimit të naftës, të blloqeve, gjithashtu të kapacitetit të rafinimit. Jemi të inkurajuar nga prania e Shell-it dhe nga zbulimi i një burimi gazi në Shqipëri. Strategjia jonë përqendrohet në përfundimin me sukses të TAP-it, ne do të jemi një mbështetje për BE, dhe do të zgjasim nëpër jet degës adriatiko-joniane një degë të dytë Shqipëri-Kosovë-Serbi. A mund të bëhet Shqipëria një front i ri i naftës? Kemi çdo mundësi, kemi rezerva naftë dhe gazi të pashfrytëzuaraqë mund të na bëjnë potencialisht një front të ri nafte, milje larg nxehtësisë së Lindjes së Mesme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-shqiperia-mund-te-kthehet-nje-front-i-ri-nafte-larg-lindjes-se-mesme/