TIRANË-Lulzim Basha vazhdoi sot turin e takimeve me demokratët e Qarkut të Dibrës dhe njësive 8 dhe 9 në Tiranë.
Basha u shpreh se rezultati i 25 qershorit nuk shpreh vullnetin e vërtetë të shqiptarëve, por deformimin përmes blerjes masive të votës dhe diktimit të saj me presione shtetërore dhe kriminale.
?Projekti im për Shqipërinë është ?një qeveri për qytetarët, që të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet në shtëpinë e tyre, pa shkuar azilantë, të kenë mundësi të gjejnë punë, të kenë mundësi të jetojnë pa frikë nga pushtetarët dhe nga të fortët, të kenë mundësi të zgjedhin të lirë, të votojnë të lirë qeverinë që duan.