Muzika napolitane e viteve ?600-?700 ka mbushur me tinguj Muzeun Kombëtar Onufri të qytetit të Beratit. Koncerti është organizuar këtë vit në mjediset e jashtme të muzeut mesjetar.
Pas shfaqjeve në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, mbrëmjen e së dielës në Berat, festival i muzikës barok është ndjekur me mjaft interes. Sipas Jusuf Beshirit, ideatorit të këtij festivali, ky rrugëtim muzikor promovon vlerat e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.
Giorgio Matteoli, instrumentisti i grupit napoletan shprehet se zgjidhja për të organizuar një koncert në kalanë e Beratit është e përkryer, pasi vetë qyteti është një vlerë artistike më vete.
?Është hera e parë që vij në Shqipëri. E kam parë dhe kam performuar muzikë edhe në ambientet e brendshme të Muzeut Onufri.