Parku qendror i Bulevardit të ri, rikonceptimi i Kombinatit si poliqendra e parë e Tiranës dhe fasadat e qytetit janë tre projekte konkrete që do të marrin jetë në qytet. Kreu i bashkisë Erion Veliaj është takuar sot me ekipin e arkitektëve të Universitetit të Harvardit, që po merren me projektet.