Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Uji i bregdetit të Shëngjinit është i ndotur prej dy ditësh. Shqetësimi ngrihet nga pushuesit në këtë zonë turistike sipas të cilëve në ujë ka shenja nafte dhe vaji, ndërsa dyshojnë se kjo mund të jetë shkaktuar nga anijet që lëvizin në det.
Pushuesit shprehen se kjo situatë e krijuar po ndikon negativisht, pasi shumë qytetarë kanë nisur ta braktisin Shëngjin për shkak të ndotjes.
Pavarësisht se shenjat e ndotjes janë të dukshme asnjë përfasues i mjedisit nuk është parë në terren për të verifikuar situaten e krijuar, ndërkohe që të kontaktuar nëpërmjet telefonit drejtues të Portit thonë se nuk është detyre e tyre për të gjetur shkaktarët e ndotjes.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ndotet-bregdeti-i-shengjinit-shenja-nafte-dhe-vaji-ne-uje/