Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e parë të kryesisë pas konventës së fundit të partisë LSI emëroi si kryetar të grupit parlamentar ish-kryetarin Petrit Vasili. Me qëndrimin e qartë se do të jetë një parti në opozitë LSi bëri një ristrukturim të plotë të partisë dhe të drejtuesve duke u ndarë secilit detyrat e posacme për të përballuar situatën e re politike.
Luan Rama: Po ristrukturojmë të gjithë skemën tonë të organizimit dhe Kryesia përcaktoi disa detyra të qarta për mënyrën e organizimit të strukturës së partisë. Kryesia gjithashtu emëroi në detyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Petrit Vasili
Rama tha gjithashtu se zgjedhjet që kaluan ishin një njollë turpi pasi u diktuan nga blerja e votës dhe paratë e drogës dhe LSI po përgatitet për një front ë gjerë opozitar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-pergatitet-per-opozite-vasili-emerohet-kreu-i-grupit-parlamentar/