Report TV - Beteja për një mandat në Tiranë krahas PDIU ankohet edhe PS

Report TV 2017-07-12

Views 1

Nga kjo e martë subjektet politike nuk do të mund të konstestojnë dhe ankimojnë më rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit, ishte kjo deklarata që dha në një dalje për mediat kreu i KQZ Klement Zguri.

Zguri bëri me dije se krahas PDIU, PD dhe PS kanë kontestuar disa nga tabelat përmbledhëse.

Konkretisht PDIU ka kontestuar tabelën përmbledhëse për Qarkun Tiranë.

Ndërkohë që KQZ-ja ka vendosur që nesër paradite të shqyrtojë kërkesën e PDIUsë, ndërkohë që ende nuk ka vendosur se kur do të shqyrtojë kërkesën e PS-së.

PD ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Berat dhe PS ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form