Report TV - Institucionet e reja, bashkohen Hipoteka, Aluizni dhe ATP

Report TV 2017-07-12

Views 2

Institucionet që administrojnë pronat do të jenë të parat që do të ristrukturohen nga qeveria e re.

Burime të Report TV bëjnë me dije se Hipotekat, ALUIZNI dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm.

Qëllimi i kësaj shkrirjeje është unifikimi i të dhënave të pronave në një organ të vetëm, duke shmangur burokracitë, përplasjet dhe ping-pongun që ju bëhej qytetarëve. Në këtë mënyrë thjeshtëzohen procedurat dhe minimizohen hapësirat për korrupsion.

Duke i shkrirë institucionet që administrojnë pronat në një të vetme, synohet dhe elemiminimi i mbivendosjes së pronave, ku regjistrat e hipotekave përplaseshin me ato të ATP-së, apo ALUIZNI-t.

Share This Video


Download

  
Report form