Ka reaguar edhe kryetari i ?ngrirë? i PD, Lulzim Basha pas listës së zezë të publikuar nga Rama në faqen e tij në Facebook me emrat e 100 zyrtarëve në administratë dhe drejtësi që kanë abuzuar.
Basha e krahason Ramën me Enver Hoxhën, ndërsa e akuzon se me listën e publikuar se po kërkon që të kapë drejtësinë.
?Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rrjesht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë.