Shqipëria me numrin më të lartë të emigrantëve të kthyer vullnetarisht - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-13

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë të të kthyerve vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës.Sipas raportit të Organizatës Botërore të Migracionit për vitin 2016, rezulton se rreth 18 mije shqiptarë zgjodhën të lënë shtetet ku kishin emigruar për punë ose azil.Mbi 90 % e tyre janë kthyer nga Gjermania. Pjesa tjetër vijnë nga Holanda, Finlanda, Belgjika e Austria.Raporti vëren se në katër vitet e fundit Shqipëria ka pasur një rritje të ndjeshme të kthimeve vullnetare, të asistuara nga Organizata.Nga shtetet e rajonit në këtë raport spikat Serbia me rreth 7 mijë kthime, e pasuar nga Kosova dhe Maqedonia. Të gjithë emigrantët nga rajoni kishin shkuar në vendet e Evropës perëndimore.Studimi qe përfshiu 110 vende pritëse dhe 161 shtete origjine, del në konkluzionin se krahasuar me vitin 2015, kthimet në total u rritën me 50%.Shqipëria qe kryeson këtë listë, pasohet nga Afganistani, Irani dhe Iraku. Ndërkohë, vendin kryesor transit për të gjithë të kthyerit e zë Greqia.

Share This Video


Download

  
Report form