DURRËS-Një vrasje është shënuar orët e paradites së sotme në Sukth të Durrësit, ku një 52-vjecar preu me kosë për vdekje bashkefshatarin pas një sherri.
Viktima është Ludovik Lala 52 vjeç, ndërsa në polici është shoqëruar Asti Mici, 57 vjeç.
Policia bën të ditur se ditën e sotme, rreth orës 09:40, në fshatin Jubë, Sukth, shtetasi A.M. 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, në pjesën e sipërme të këmbës shtetasin L. L. 52 vjeç.