Kapen tonelata me hashash në Vlorë dhe Kavajë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-14

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 15 ton kanabis u sekuestruan nga policia e shtetit në një operacion të shtrirë në të gjithë vendin. Pjesa më e madhe e hashashit të presuar u gjet në magazinat e dy banesave private në fshatin Llakatund të Vlorës. Gjatë ndërhyrjes policia shoqëroi disa persona të cilët jetonin aty ndërsa kanabisi është ende në proces peshimi. Për sasinë rekord kanabisit në Vlorë shkoi dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako, i cili tha se situata është optimiste por policia nuk do flejë mbi dafina pasi operacioni vazhdon.Në të njëjtën kohë gjatë operacionit, një tjetër sasi e konsiderueshme u sekuestrua në Kavajë. Burime pranë uniformave blu thanë se 700 kilogramë drogë u kapën në dy automjete tip furgon. Deri më tani për operacioni i cili po zhvillohet dhe ne qytetet e Përmetit, Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, Krujës dhe Kukësit janë shoqëruar pesë persona si dhe dy punonjës policie të cilët dyshohet se kanë dekonspiruar aksionin.Burime pranë uniformave blu thanë se kanabisi në të dyja rastet do trafikohej drejt Italisë ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e roleve të personave të shoqëruar. Per drogën e sekuestruar reagoi dhe Ministri i Brendshëm, Dritan Demraj me një mesazh falënderues për Policinë e Shtetit. Sipas Demirajt Kapja dhe asgjësimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar është prioritet mbi prioritetet ndërsa suksesi i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqipërinë, do te jete modeli i punës tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

Share This Video


Download

  
Report form