http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtatori nuk është larg ndaj qe tani kane filluar interesimet për regjistrimin e fëmijëve ne kopshte. Drejtoresha e Arsimit për Tiranën, Arjola Byzyka, qetëson prindërit, duke deklaruar se pranime do te ketë gjate gjithë vitit. 52 kopshtet publike te kryeqytetit do te presin mbi 10 mije fëmijë. Dy vitet e fundit keto institucione po përballen me nje fluks kërkesash per shkak edhe te largimit te fëmijëve nga kopshtet private. Drejtoresha Byzyka deklaron se numri i fëmijëve per grup edhe këtë vit do kaloje 37 fëmijë, ndonëse frekuentimi nuk është i njëjte ne çdo muaj te vitit.