Kur kanë mbetur vetëm 2 javë nga afati i fundit për zhvendosjen e gjendjes civile në njesinë administrative ku banoni, qytetarët janë dyndur tek zyrat e gjendjeve civile. Pas 28 korrikut nisin penalitetet dhe aplikimi i gjobës prej 10 mije lekësh te rinj.
Report Tv lëvizi në disa njesi administrative për të parë sesa të informuar janë qytetarët rreth proçesit.
Anila Hyka, përgjegjëse e gjendjes civile në njesinë nr 1 tha se numri i këkesave për saktësimin e banesave është trefishuar, duke e çuar numrin e tyre rreth 90 në muaj.
Zyka sqaron se personat me 2 ose më shumë banesa, duhet te deklarojnë në gjendjen civile banesën kryesore ku qëndrojnë.
Qytetarët që nuk regjistrohen brenda 28 korrikut në njesitë administrative ku banojnë, veç gjobës prej 100 mijë lekësh do të kenë probleme me marrjen e shërbimeve si ai shëndetësor apo regjistrimet e fëmijëve në kopshte e shkolla.