Përplasen 3 makina në aksin Shkodër-Lezhë, vdes kosovari, 6 të plagosur

Ora News Lajme 2017-07-16

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre makina janë përplasur në një aksident në aksin rrugor Lëzhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe sipas informacioneve të policisë raportohet se një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën.
Viktimë e aksidentit ka mbetur një shtetas kosovar i moshës 39 vjeç.
Përplasja e automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, duke bllokuar përkohësisht edhe superstradën Lezhë ? Shkodër.
?Rreth orës 18:33 , është marrë njoftim se autostradën Lezhë ? Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Blinishtit , ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet : Volkswagen me targë DBF 54 me mjetin AUDI me targë SH 0044E si dhe mjeti Benz me targë AA 627 JH?, Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volkswagen B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë, sqaron policia.
Gjithashtu janë lënduar edhe 6 shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasen-3-makina-ne-rrugen-shkoder-lezhe-dyshohet-per-viktima/

Share This Video


Download

  
Report form