Selami: Basha modeli i dështuar, nuk mbajti premtimet

RTV KLAN 2017-07-17

Views 0

Afrimi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka ashpërsuar tonet e rivalit të Lulzim Bashës në garën për kreun e kësaj force politike. Eduard Selami i cili që në nisje të fushatës e ka akuzuar për pabarazi në garë sërish i ka kërkuar të japë dorëheqjen ndërsa e cilësoi lider të dështuar që braktisi premtimet në katër vitet e drejtimit të opozitës.

?Diferenca me e madhe është mes të thënës dhe të bërës. Kur e dëgjon zotin Basha, thua lum si unë por kur e sheh ne PD thua mjerë si ne. Nuk mund te qahesh, i njeh nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi.?

Në takimet me demokratët e Beratit, Kuçovës, Urës Vajguore dhe Policanit, Eduard Selami, u ndesh me shqetësimin e strukturave për përçarjen e Partisë. Por Selami, ka theksuar se pikërisht në këto momente vota për të është akti i parë i bashkimit të partisë demokratike dhe rikthimit i saj si forcë bashkëkohore.

?Nëse vërtetë doni bashkim, me votoni mua dhe të bashkuar jeni. Kjo është një arsye më shumë. Unë shoh një shans real që së bashku të firmosim një kontratë, sepse ky model që ofroi është model bashkëkohor dhe i provuar. Nuk ka asnjë rast në historinë time publike që kam thënë diçka e se kam bërë.?

Selami, kërkoi sërish publikimin e listave të anëtarësisë, kjo për t?i dhënë besim garës, ndërsa thotë se një praktikë e tillë ndiqet ne forcat politike bashkëkohore si në shtetet e bashkuara ashtu dhe në partinë CDU të kancelares Merkel.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form