Bien eksportet në Qershor, INSTAT: Deficiti tregtar rritet me 8.4%

RTV KLAN 2017-07-17

Views 0

Eksportet e mallrave shqiptare drejt vendeve të tjera kanë shënuar rënie gjatë muajit qershor të këtij viti.

Sipas Institutit të Statistikave, rënia është shënuar si krahasuar me një vit më parë, por edhe me muajin paraardhës, Majin. Shkakun më të madh në këtë performancë e ka dhënë grupi minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Përsa i përket importeve të mallrave nga jashtë ato shënuan rritje.

Ky raport mes eksporteve dhe importeve ka bërë që deficiti tregtar në vend të jetë 34 miliardë lekë, 15,1 % më i lartë krahasuar me qershorin e 2016-ës dhe 7,9 % më i lartë në krahasim me majin e 2017-ës.

Si 6 mujor INSTAT thotë se eksportet kanë shënuar rritje krahasuar me një vit më parë ndërsa deficiti është ulur. Rënia vjetore e eksporteve prej -0,3 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet ?minerale, lëndë djegëse, energji elektrike?.

/Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form