Shkodra ishte destinacioni i radhës i dy kandidatëve për postin e kreut të PD, Lulzim Basha dhe Eduart Selami, por përpara se të niste takimi ata u përballen më një surprizë jo të këndshme.
Në sallën kinema 'Millenium' në Shkodër pak para nisjes së takimit u shkëput energjia elektrike, duke bërë që takimi të fillojë më vonesë.
Sic duket në këto pamje që sjellë Shqiptarja.com salla ka qënë e tejmbushur në momentin kur ishte shkëputur energjia elektrike.
Shkak i ndërprerjes së rrymës ka qënë rënia e një zjarri në vendin e quajtur kodra e Tepelës ku dhe kalojnë shtyllat e tensionit të lartë.
OSHEE për të lehtësuar punën e zjarrëfikseve ka shkëputur energjinë elektrike në disa pjesë të qytetit përfshirë edhe zonën ku ndodhet Kinema Millenium.