http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 dite para se te mbahen zgjedhjet per kryetarin e Partise Demokratike, Astrit Patozi dhe përfaqësues te Lëvizjes per Ringritjen e PD kane takuar demokratet e Korçës ne përpjekje per te ndërprere nje proces qe per ta eshte farse. Dhe nga Korça, Patozi i ka kërkuar kryetarit Lulzim Basha te anuloje zgjedhjet e te zhvilloje nje gare te barabarte. Patozi u ka kerkuar demokrateve qe te ndërmarrin çdo veprim ne mënyrë qe ne 22 korrik te mos ketë zgjedhje.Por jashtë ambienteve ku mbahej takimi i Astrit Patozit disa te rinj dolën me parulla kundër tyre ku figurat e Lëvizjes per Ringritjen e PD cilësoheshin si hipokrite. Ndërkaq pak ore para se Lulzim Basha e Eduard Selami te përballeshin ne Shkodër, demokratet e degës se PD ne kete qytet iu bashkuan peticionit per anulimin e garës se 22 korrikut, peticion i cili është firmosur deri tani nga demokrate te Korçës, Vlorës, Durrësit e njësisë numër 7 ne Tirane.