Report TV - Tenderat, ​Kërtusha autorizon një firmëtar për deri në dhjetor 2017

Report TV 2017-07-20

Views 5

Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha ka firmosur një urdhër ku autorizon një person të jetë firmëtari i institucionit për të gjitha tenderët e kësaj ministrie.

Urdhri mban numrin 156, dhe është i datës 14 korrik, por ajo që bie në sy, është se delegimi i kompetencave është për deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Edhe pse parashikohet që pas një muaji të mos jetë më ministre dhe qeveria e re të sjellë një tjetër njeri në krye të ministrisë së çështjeve sociale, Kërtusha i ka dhënë vetes të drejtën e firmoje së një urdhri me fuqi deri në ditën e fundit të këtij viti.

Personi i autorizuar nga teknikja Kërtusha është Elird Qëndro, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse.

Share This Video


Download

  
Report form