Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratët e Tiranës në njësinë 5, 10, 11, me demokratët e Cërrikut e Peqinit dhe të Kamzës mbi sfidën e demokratëve për tu kthyer në fuqi numerike dhe politike të shqiptarëve. Basha tha se procesi i 25 Qershorit legjitimoi kauzat e demokratëve të luftës kundër drogës dhe dekriminalizimit.
?Katër vjet betejë me një kundërshtar të bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin, që nisi me luftën tonë për dekriminalizimin. Dhe ishin kriminelët në institucione që bashkë me Edi Ramën zhvilluan projektin politik të mbulimit të Shqipërisë me drogë. Politik sepse synonte të mbulonte dështimin e tij me ekonominë. Politik, sepse kishte vetëm një qëllim, të kapte proceset zgjedhore' u shpreh Basha.