Ora News – Pabarazia e garës, njësia 5 vonon takimin e kandidatit Eduard Selami

Ora News Lajme 2017-07-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidati për kryetar të PD-sw, Eduard Selami, është ndeshur gjatë takimit të djeshëm në njësinë 5 të PD në Tiranë me një vonesë më shumë se një orë për takimin e parashikuar, duke e thelluar pabarazinë e denoncuar të garës nga Selami, i cili u shpreh se këto deformime do të prodhojnë një rezultat jo të drejtë në 22 korrik. Megjithatë, Eduard Selami, është optimist për për ringritjen e PD me vlerat e së djathtës dhe konkurueshmërisë së ndershme, që shumë shpejt nën drejtimin e tij do ta rikthejë në pushtet.
Një vonesë prej më shumë se 1 orë ka pasur dje takimi i kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, në njësinë 5 të drejtuar nga Çim Babasi, i cili pavarësisht përgjegjësisë partiake për të qendruar neutral të paktën publikisht nuk nguroi ta quante Bashën kryetar.
Babasi: Ardhja ime me vonesë këtu ishte përcjellja e kryetarit, siç do t?u percjell dhe juve.
Filmimet e realizuara nga selia e PD nuk mundësojnë pamjet e plota të debatit, dhe kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, mbetet i bindur në vullnetin e tij për forcimin e partisë siç dhe paralajmëron se Basha kërkon vetëm të mbajë karrigen e Kryetarit pas humbjeve dërmuese.
Selami: ?Ka të bëjë me deformimin e strukturave tona dhe gara është e pabarabartë dhe nuk mund të prodhojë një rezultat të drejtë?.
Pavarësisht vështirësive, u shpreh Selami, proçesin e kanë në dorë demokratët që në 22 korrik do të votojnë dhe garantojnë votën e tyre, në emër të demokratizimit të PD dhe ringritjes së saj.
Së bashku do të jemi një parti e madhe shprese, pohoi Selami, që këmbëngul në bërjen e një analize të thellë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pabarazia-e-gares-njesia-5-vonon-takimin-e-kandidatit-eduard-selami/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS