INSTAT ka publikuar ditën e sotme të dhënat për kriminalitetin në vendin tonën për 3 mujorin e dytë të vitit 2017, duke i krahasuar me të njëjtën periudhën të një viti më parë.
Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2017 janë kryer 8.393 vepra penale, rreth 6,1 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Gjatë tremujorit të dytë 2017 janë regjistruar 8.855 autorë të veprave penale, të cilët janë 8,3 % më pak, krahasuar me tremujorin e dytë 2016.
Ndaj totalit të veprave penale, pjesën më të madhe e zënë ?Krimet kundër autoritetit të shtetit? me 39,6 %, ?Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike? me 38,2 % dhe ?Krimet kundër personit? me 20,1 %.