Ora News - Drejtësia 1 vit betejë, në shtator nis Vettingu

Ora News Lajme 2017-07-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu
Pas më shumë se 18 muajsh pune, komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi, me ndërmjetësimin e jashtëzakonshëm të faktorit ndërkombëtar, shteteve të bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kishte gati draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese të cilat do t'i hapnin rrugë reformës së shumë pritur të drejtësisë.
Me 140 vota historike, parlamenti e miratoi në mesnatë atë draft, që deri në atë kohë kishte vënë  në pikëpyetje qeverinë, maxhorancën dhe integrimin e Shqipërisë deri edhe në izolimin e saj nga partnerët.
Reforma në drejtësi kishte si themel të sajin, ligjin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pikërisht ky ishte ligji që ndau maxhorancën nga opozita sërish, duke prishur edhe konsensusin mes tyre për këtë reformë.
Për më shumë lexoni në:

Share This Video


Download

  
Report form