Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lulzim Basha u rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike me një rezultat të thellë, duke marrë mbi 90% të votave.
Dritan Shano, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, e lexon rezultatin si ?puthjen e fundit? që Basha merr nga PD.
Shano: Pati një rezultat shumë të lartë mbi 90% që unë e lexoj në tre forma: Lulzim Bashës i është dhënë një besim nga e gjithë anëtarësia. Është një përgjegjësi shumë e madhe që çdo demokrat i ngarkon atij mbi supe, edhe pezmin e vet për rezultatin e dobët në këto zgjedhje.Së treti, mendoj se kjo është ?puthja e fundit? që PD i jep Lulzim Bashës.Basha është i shtënguar të kthejë mbrapsht këtë besim kaq të madh tek demokratët duke e ngjitur PD në pushtet. Duke konbinuar një lidership që prodhon një program të djathtë, komunikon djathtas dhe krijon një përfaqësi djathtas krejt të ndryshme nga PS.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Shano tha se të gjitha pretendimet për manipulime nuk kanë vend sakohë rivali i Bashës pranoi rezultatin.
Shano: 90% e kusur eleminojnë çdo pretendim për manipulim, tipat që flasin për manipulime apo çudira në kutitë e votimin në garën për kryetar nuk gjejnë konfirmim në ndjeshmërinë që shprehu kandidati tjetër Eduard Selami shumë serioz, shumë fisnik në atë garë që kreu përsa i përket njohjes së rezultatit me një thjeshtësi dhe sinqeritet prej demokrati.Të gjithë këta që flasin dhe bërtasin që ka pasur manipulime apo hatara në rezultat do të duhet ta konfrontojnë këtë pretendim të tyre me deklaratën e Selamit që e ka uruar për fitore Bashën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikonfirmimi-i-bashes-si-kryetar-shano-puthja-e-fundit-qe-merr-nga-pd/