Ora News – Bathore, djali vret të atin polic dhe plagos të ëmën

Ora News Lajme 2017-07-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqyteti tronditet nga një krim i rëndë në familje. Djali 21 vjeç vrau të atin, punonjës policie, me armën e shërbimit të këtij të fundit, dhe plagosi të ëmën.

Policia u informua për krimin në Bathore të Tiranës rreth orës  11: 20 (24 korrik 2017)  

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se djali 21 vjeçar, Mirald Metallari ka qëlluar të dy prindërit me armën e shërbimit të të atit.

Shkak është një konflikt i çastit. 

Policia informon: " Më datë 24.07.2017 shërbimet e Policisë pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin M.T., 21 vjeç, pasi ky shtetas për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale dyshohet se ka qëlluar mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N.M., 47 vjeçe e cila kishte ndërhyrë për ti ndarë.

Gazetarja e Ora News, Keti Banushi nga vendngjarja informon se shkak mund të ketë qenë një konflikt për një ndërtim që do të bëhej në banesë. Djali ka kundërshtuar dhe mes tyre ka filluar një konflikt i cili përfundoi në këtë dramë. 

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bathore-djali-vret-te-atin-polic-dhe-plagos-te-emen/

Share This Video


Download

  
Report form