Edhe pse e sforcuar, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë pasur një shtrëngim duarsh me njëri-tjetrin në Presidencë, pas ceremonisë së marrjes së detyrës.
Pavarësisht se siç duket edhe këto pamje, shtrëngimi i duarve është mjaft i ftohtë, një gjest i tillë mungoi seancën e betimit të Metës në Kuvend, kur Rama mbërriti rreth 6 minuta me vonesë.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë larguar para kohe nga ceremonia, duke mos i dhënë dorën Presidentit të ri.Veprime këto të cilat lënë të kuptohet se Presidenca 5-vjeçare e Metës do jetë mjaft e vështirë për aktorët e politikës.
Retorika konfliktuale u rrit jo pak gjatë fushatës elektorale ku nuk munguan akuzat e ashpra mes Metës, Ramës dhe Bashës, ndërsa tensionet arritën pikun ditën e zgjedhjeve kur Meta shkoi në Lezhë dhe tha se do mbronte votën nga kriminelët.