Report TV - Rritja e çmimit të ujit, PD kundër: Aferë korruptive, qytetarët të ngrihen

Report TV 2017-07-25

Views 0

Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Kreu i këshilltarëve të PD, Leonard Olli u shpreh pas një mbledhje të zhvilluar në selinë blu, se rritja e çmimit të ujit është një aferë e pastër korruptive.

?Rritja e tarifës së ujit është një vjedhje, sërish një vjedhje e qytetarëve të Tiranës. Një abuzim i pastër me rritjen e ujit dhe kjo nuk justifikohet?, u shpreh Olli.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës dhe përfaqësuesve të biznesit të ngrihen dhe të protestojnë.

?Thirrje qytetarëve të ngrihen për të pasur njëherë ujë, pastaj për të rritur çmimin.

Shpresoj që do kemi mbështetjen e qytetarëve, thirrjeve subjekteve politike t?i thonë jo rritjes së tarifës së ujit të pijshëm nga strukturat e vjedhjes që po ngre Erion Veliaj?, tha kreu i këshilltarëve të PD, Leonard Olli.

Share This Video


Download

  
Report form