Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në plazhin e Centralit në Sarandë, një fëmijë 9 vjeç nga Kosova që rrezikonte të mbytej në det, është shpëtuar nga Roja Bregdetare, në një rast të rrallë që tregon sesa të rëndësishëm janë ata nëpër plazhe. Ndriçim Rako tregon për Ora News se e kishte parë djalin që nuk dinte not, dhe kishte ndërhyrë menjëherë sapo i ishte zhdukur nga sytë. Falë tij, fëmija vijon të shijojë pushimet me prindërit.
Roja Bregdetare në plazhin e Centralit në Sarandë ka shpëtaur nga mbytja një fëmijë 9 vjeç nga Kosova që rrezikonte jetën në det. Ndriçim Rako me detyrë roje bregdetare ndërhyri në kohë për të nxjerrë nga deti Arberin Kreshnikajn që për pak sa nuk u mbyt në det.
Ndriçim Rako: Fëmijën e mora unë, e nxora jashtë. Është në gjendje të mirë shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi për jetën. Ne kemi qenë vigjilent gjatë gjithë kohës për të mbuluar të gjitha rastet e tjera.
Fëmija është jashtë rrezikut për jetën. Prania e rojes bregdetare në plazh dhe kujdesi i treguar prej tij ndaj fëmijës të cilin e kishte vënë re që nuk dinte not, ka bërë që Arberini të vazhdojë të shijojë pushimet me prinderit e tij në Sarandë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/roja-bregdetare-ne-sarande-ja-si-e-shpetova-9-vjecarin-nga-kosova/