Një ngjarje e rëndë ka tronditur Borshin në orët e para të mëngjesit.
Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur me thika në fshatin Borsh të Sarandës.
Mësohet se te rinjtë janë grindur mes tyre rreth orës 01:30 të mëngjesit e më pas sherri ka përfundur duke përdorë armë të ftohta.
Si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë ka mbetur i vrarë 31-vjeçari Premtim Bega ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë Enea Myftari, Eduard Myftari dhe Donald Kosta.
Policia bën me dije se është arrestuar një nga autorët 19-vjecari me inicialet R.Sh,banues në Vlorë.