Subscribe në Ora News
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar me 7 vota pro rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.
Mbledhja u shoqërua me debate pasi anëtarët demokratë deklaruan se rezultati ishte paracaktuar dhe akuzuan se ka pasur blerje masive të votës.
Megjithatë në fund ata bashkuan votat, duke pranuar rezultatet përfundimtare.
Zguri: KQZ vendosi të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017 si më poshtë:
-Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve të zgjedhur për çdo subjekt në çdo zonë zgjedhore.
-Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve në shkallë vendi.
Kush është dakord? 7 vota pro, asnjë kundër. Ky vendim miratohet dhe hyn në fuqi menjëherë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kqz-certifikon-25-qershorin-mes-pretendimeve-per-shitblerje-te-votave/