http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ideja e Erion Veliajt për te shfrytëzuar burimet ujore te fshatit Gur i Bardhe ne Klos, per një furnizim me te mire te kryeqytetit, ka hasur kundërshtimin e banoreve te zonës. Vizion Plus ka udhëtuar drejt fshatit, i cili edhe me herët është përfolur per shfrytëzimin e burimeve ne njësinë administrative te Xibres.Banoret deklarojnë se nuk do te lejojnë marrjen e ujit, pasi kjo do te rrezikonte furnizimin e tyre dhe te mbjellat. Por edhe kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa, kundërshton projektidene e Veliajt. Sipas kryetarit demokrat, Veliaj nuk mund te ndërhyje ne nje zone qe nuk administrohet prej tij.Ende nuk ka një projekt konkret për shfrytëzimin e burimeve ujore te fshatit Gur i Bardhe. Bashkia e Tiranës ka deklaruar se një shume e konsiderueshme parash, do te financohen per gjetjen e burimeve te reja, te cilat do t?i sigurojnë kryeqytetit furnizim pa ndërprerje.