Kjo letër me shkrim dore e Ismail Kadaresë, publikuar dje në facebook nga Ilir Demaliaj është shkruar në një kontekst disi më të komplikuar nga ç?paraqet ajo në vetvete. Për lexuesit do të bëjmë një parashtresë, ku shpjegohen shumë detaje e prapaskena politike që ekzistonin në këtë periudhe mes shkrimtarit dhe regjimit. E gjithë kjo parashtresë mbështetet mbi dokumente autentike të Arkivit të Shtetit dhe sipas tyre do të plotësojmë gjithë sfondin historik, të një ngjarje më të madhe se kjo letrër, e cila ishte në të vërtetë vetëm një segment i saj.
?Konflikti? familjar i shkrimtarit me motrën e tij, nuk ishte një çështje kaq e thjeshtë, si një zënkë e rëndomtë. Prapaskena e atij konflikti në të vërtetë luhej në dyert e Sigurimit të Shtetit. Vetë shkrimtari por edhe Helena Kadare e kanë rrëfyer pjesërisht hatanë që i kishte hapur familjes Kadare një pakujdesi e motres së shkrimtarit, e cila kishte folur gjera aq të rrezikshme në një ?rreth shoqëror? ku kishte spiunë të Sigurimit të Shtetit. Falë kësaj pakujdesie rrezikohej jo vetëm jeta dhe vepra e shkrimtarit, por edhe motra e tij si dhe e gjithë familja Kadare.