http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, vazhdon të japë sinjale për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën. Vuçiç është shprehur se bashkëjetesa dhe raportet e mira të Shqiptarëve me Serbet që jetojnë në Zvicër, duhet të shërbejnë si model për Kosovën dhe Serbinë. Deklaratën Vuçiç e beri gjatë një interviste për të përditshmen zvicerane ?Blick?.?Po punojmë qe të hapet një kapitull i ri që Serbia të gjejë një zgjidhje për problemin me Kosovën. Vetëm gomaret nuk ndryshojnë.?I pyetur për domethënien e fjalës së tij në Inaugurimin si President ku u shpreh se Serbia duhet të shkëputet nga mitet e saj, dhe se dëshiron një Serbi të re dhe të reformuar Vuçiç u përgjigj.?Është lehtë të thuhet, shkoni e luftoni në Kosovë! Mirëpo kjo mënyrë e të menduarit na ka dërguar gjithmonë në luftë. Unë dua një rrugë të re për Serbinë. Dua që të hap diskutime të drejta dhe korrekte për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Edhe nëse serbët nuk janë ende gati, unë nuk do të dorëzohem. Ky debat do të ketë efekte shëruese për të gjithë ne edhe nëse arrijmë apo jo rezultat të mire.?Presidenti u shpreh se të dyja palët duhet të jenë të gatshme që të humbin diçka, përndryshe konflikti do të zgjasë përgjithmonë. Por i pyetur se për çfarë janë të gatshëm serbët të humbasin, Vuçiç ka refuzuar të përgjigjet.Presidenti serb, në një shkrim të tijin pak ditë më pare beri te qarte se Serbia duhet ta zgjidhë ngërçin e Kosovës, dhe se për këtë duhet një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate.