Hani Hotit, ka ndodhur një aksident automobilistik dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të dëmtuar rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Nga informacionet e para bëhet me dije se një mjet tip fuoristradë dhe një mjet tip ?Benz? janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy shoferët.
Drejtuesi i furoristradës, ka humbur një nga krahët dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa drejtuesi tjetër, shtetasi Kreshnik Tilaj, ndodhet në gjëndje koma.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit për të cilin dyshohet se u bë shkak errësira dhe shpejtësia e lartë e mjeteve.