Kundërshtarët e Bashës propozojnë ndryshime në statut

RTV KLAN 2017-07-31

Views 0

Pas dy ish ? nënkryetarëve të Partisë Demokratike, Astrit Patozi e Jozefina Topalli edhe anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar propozojnë ndryshime në statut.

Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike thotë se përmes këtyre amendimeve synohet më shumë fuqi vendimmarrëse për forumet drejtuese, por ajo që është më e rëndësishme për ta është dorëheqja e kryetarit në rast se humbet zgjedhjet.

Kundërshtarët e Lulzim Bashës, të cilët e bënë përgjegjës për disfatën e thellë në zgjedhjet e 25 Qershorit paralajmërojnë se betejën për demokratizimin e partisë do ta vazhdojnë brenda PD-së me një platformë të qartë politike.

Në projekt statutin e ri të propozuar, ata kërkojnë ndalimin e çdo marrëveshjeje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik pa vendimmarrjen e organit më të lartë të partisë, Kuvendit Kombëtar. Pjesë e propozimeve është edhe krijimi i gjykatës së partisë dhe këshilli i të urtëve.

Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike thotë se demokratizimi dhe bashkimi i demokratëve do të vijë vetëm përmes një analize të thellë për humbjen në zgjedhje, kthimin tek parimet e së djathtës dhe përmes një beteje të ashpër kundër qeverisë Rama.

Share This Video


Download

  
Report form